PËRCAKTIMI POLITIK, SOCIAL, EKONOMIK NE KOSOVE DO TE THOTË PËRJASHTIM
12/09/2012
Me përfundimin e mbikëqyrjes së
pavarësisë së Kosovës disa zëra thonë se kemi shume pune për te bere rreth
sovranitetit te territorit te Kosovës, disa thonë me shume te drejta pakicave,
sidomos serbe por vështirësitë kryesore te qytetareve te Kosovës do te
jene nga jo funksionaliteti i demokracisë ne vend, ne te gjitha shtyllat e
funksionimit te shtetit.
Përderisa e dimë shume mire se
shoqëria ne Kosove është e polarizuar dhe përcaktimi politik i qytetarit
shkakton përjashtim te menjëhershëm, kjo do ja imponoje qytetarit te mos jete i
zëshëm, aktiv dhe i sinqerte ne mendime. Kur them te polarizuar nuk
mendoj vetëm ne bindje apo besim te caktuar por është krijuar shtrese e madhe e
te varfërve dhe te pasurve ne shoqëri, me klase te nivelit te mesëm shume te
vogël. Polarizimi drejtpërsëdrejti shkakton shoqëri te copëtuar ne sferën
politike, sociale dhe ekonomike. Meqenëse përcaktimi i çfarëdo lloji
pason me përjashtim, atëherë liria e te shprehurit dhe te vepruarit e qytetarit
ne Kosove do te jete e kufizuar apo nuk do te ekzistoje fare.
Sundimi i ligjit është thelbësore në
çdo shoqëri ku të drejtat e njeriut duhet të mbrohen. Vepron si një mbrojtje
për të drejtat e njeriut së pari duke u garantuar atyre ligjërisht dhe së dyti,
duke siguruar një mjet për korrigjim kur vëren shkelje të ndodhë. Dënimet jepen
si një parandalues kundër abuzimit të mëtejshme. Por ne Kosove nuk veprohet
kështu. Ne Kosove dënohesh e përjashtohesh, kur nuk je ne anën e pushtetit e
shume rralle dënohesh për shkelje te ligjit. Me sistem gjyqësor selektiv
(përzgjedhës) e jo te pavarur, qytetaret e Kosovës do ta kenë shume te vështirë
te përballen me padrejtësitë qe i bëhen nga pushteti qendror dhe ai
lokal.
Me termin "përkatësi
politike" ne shoqëritë demokratike nënkuptohet anëtarë i ndonjë
bashkësie politike, si identitet politik apo praktike politike. Ne Kosove
ndodhe komplet e kundërta me përkatësi politike apo shoqërore do te thotë, nuk
je si Unë, mendon ndryshe andaj te përjashtojë nga sistemi i arsimit;
te përjashtojë nga e drejta për tu punësuar; te përjashtojë nga e drejta
për ndonjë mundësi tenderi etj. Margjinalizimi i qytetareve qe mendojnë ndryshe
rezulton me humbje te sovranitetit në vetvete, humbje e praktikave
sovrane dhe frika nga pushteti.
Propozimi Gjithëpërfshirës për
Zgjidhjen e Statusit të Kosovës nuk do te jete më si fuqia juridike e veçantë
dhe më e lartë, por Kushtetuta e Republikës së Kosovës tani përbën bazën e
vetme të kornizës juridike të vendit e përderisa nuk kemi gjyqësor te pavarur
dhe te drejte, nuk e di a duhet ti gëzohemi përfundimit te mbikëqyrjes së pavarësisë
së Kosovës apo duhet t’i ftojmë organizata ndërkombëtare qe merren
ekskluzivisht me te drejtat dhe liritë e njeriut.
Ne Kosove ka ardhur koha dhe është
momenti i fundit qe qeveritaret ta kuptojnë ne thelb konceptin e demokracisë se
ata janë dhe do te jene te shërbim te qytetarit e jo e kundërta. Se përcaktimi
i çfarëdo lloji, ne çfarëdo besimi apo bindje, është e drejte universale qe ne
lindim me te dhe nuk guxon te na dënojë apo përjashtojë askush. Qeveritareve te
Kosovës ju rekomandoj qeverisje te mirëfilltë me fokus ne përmirësimin e
mirëqenies te secilit qytetare; e neve qytetareve na mbetet te mos frikohemi
dhe te veprojmë ne baze te asaj qe ne besojmë se është vlere e mirëfilltë
barazi, drejtësi për te gjithë ... kjo duhet te mbizotëroje ne Kosove.