Pse të qenurit punëtorë nuk është karakeristikë e jona?
09/12/2015
Njëri prej artikujve të shkruar rishtas për “Ne” më nxiti të shkruaj. Ai shkrim ishte njëri prej dhjetra të tillëve ku të tjerët që shkruajnë për ne e bëjnë pothuasje të njejtin konstatim; shumë të rinjë; të veshur bukur, me jetë të natës të pasur etj.
Fatkeqësisht nuk kam hasur në ndonjë konstatim që na është dhënë epiteti i njerëzve që e duam punën, dhe më besoni që këto shkrime që i dedikohen vendit dhe popullit tonë, i lexoj gjithmonë. Është e rëndësishme se si na shohin të tjerët edhe në aspektin profesional, por më duket që nëse artikulli ka për qëllim të jep ngjyrim pozitiv atëherë autori thjeshtë vendos të mos flas për raportin tonë me punën.
Pse ne nuk e duam punën? Ne shqiptarët e Kosovës shquhemi si punëtorë të zellshëm, besnik dhe të saktë kur jemi jashtë shtetit, por në Kosovë diçka e çuditshme ndodh me ne. Këtu na kaplon kjo përtaci e pashpjegueshme apo ndryshe një zgjuarësi rrënuese.
Duke jetuar dhe kontribuar në Kosovë i kam disa përgjigje për raportin Ne, Puna, Kosova.
Pra në Kosovë nuk është që jemi komplet jopunëtorë por jemi të drejtuar nga individ jo adekuat, aspak profesionistë, të zgjuar për të rrënuar, të cilët nuk kanë ide mbi udhëheqjen, menaxhimin dhe të gjitha proceset që kanë të bëjnë me zhvillim. Nuk është e thënë të jeni me doemos në pushtet, do të ishte më mirë që të leni gjurmë dhe trashëgimi dhe të mbaheni mend për diçka dobiprurëse.
Në këtë vend është i domosdoshëm revolucion i mendjës, dezinfektimi i mendjës në aspektin e vlerave. Jo çdo gjë që është e papranueshme duhet të pranohet me idenë që tash gjërat kanë ndryshuar. Gjërat nuk ndryshojne vetvetiu, gjërat i ndryshojnë njerëzit.
Për ta përmbyllur, po kthehem aty ku fillova, me të huajt vendosim të mos flasim për punë meqenëse nuk ke shumë çfarë t’iu tregosh për shkak të pamundësisë dhe në fund të huajt që shkruajnë për ne nuk e dijnë se sa e vështirë është të jesh i realizuar profesionalisht në Kosovë kështu që “Ne” vashdojmë të pijmë me ta raki t’shpisë dhe të vishemi bukur që ti impresonojmë, mjerisht në mënyrë shumë sipërfaqësore.

- E para dhe më e dhimshmja është se nuk vleresohet profesionalizmi i individit, shoqëria nuk sillet butë dhe me bujari me profesionistët në Kosovë. “Shoqëria” në këtë rast i referohem punëdhënësve (qeveria, sektori privat). Kemi profesionist që nuk kemi arritur ti angazhojmë në mënyrë që ta zhvillojmë këtë vend të vogël me shumë pak mundësi. Por prej nivelit të ultë të vetëdijës të “shoqërisë” profesionistët na ikin dhe kontribuojnë në vende të huaja ku besoj ato shoqëri i trajtojnë me dinjitet. Kur ke ndjenjën e përkatësisë të fortë dhe ndihesh i realizuar profesionalisht jep maksimumin dhe suksesi është i pashmangshëm.
- E dyta mendoj që është mungesa e strukturës profesionale ekzistuese në “shoqëri”. Që në slang në Kosovë është “s’ki me kon punon”. Në rastin më ideal që profesionistët kanë mësyrë ndonjë përmirësimi të ndonjë entiteti, në vazhdimësi hasin me sabotim të procesit nga frika që besueshmëria po i rritet kolegut në vend se të kontribuojë edhe vet që entiteti të fillojë zhvillimin për të dhe për një të mirë të përbashkët. Këtu prapë profesionisti dëshpërohet dhe në mundësinë e parë largohet ku do të mund t’i shpërblehet investimi seriozisht.
- Në botën normale profesionsti është individ me integritet të lartë personal dhe profesional por në vendin tonë profesionisti ballafaqohet me mbikqyrës më pak të arsimuar dhe më me pak përvojë profesionale se ai/ajo. Por meqenëse politika vendos për pozitat me ndikim në vendet kyçe atëherë këtu kemi dështuar dhe profesionisti në kuptim të vërtetë nuk mund të sjellë rezultate kur drejtuesi nuk është i interesuar t’ia marr për bazë këshillat profesionale.

<< Home