Thursday, December 10, 2015

PËRCAKTIMI POLITIK, SOCIAL, EKONOMIK NE KOSOVE DO TE THOTË PËRJASHTIM



12/09/2012

Me përfundimin e mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës disa zëra thonë se kemi shume pune për te bere rreth sovranitetit te territorit te Kosovës, disa thonë me shume te drejta pakicave, sidomos serbe por vështirësitë  kryesore te qytetareve te Kosovës do te jene nga jo funksionaliteti i demokracisë ne vend, ne te gjitha shtyllat e funksionimit te shtetit.  

Përderisa e dimë shume mire se shoqëria ne Kosove është e polarizuar dhe përcaktimi politik i qytetarit shkakton përjashtim te menjëhershëm, kjo do ja imponoje qytetarit te mos jete i zëshëm, aktiv dhe i sinqerte ne mendime.  Kur them te polarizuar nuk mendoj vetëm ne bindje apo besim te caktuar por është krijuar shtrese e madhe e te varfërve dhe te pasurve ne shoqëri, me klase te nivelit te mesëm shume te vogël. Polarizimi drejtpërsëdrejti shkakton shoqëri te copëtuar ne sferën politike, sociale dhe ekonomike.  Meqenëse përcaktimi i çfarëdo lloji pason me përjashtim, atëherë liria e te shprehurit dhe te vepruarit e qytetarit ne Kosove do te jete e kufizuar apo nuk do te ekzistoje fare.
Sundimi i ligjit është thelbësore në çdo shoqëri ku të drejtat e njeriut duhet të mbrohen. Vepron si një mbrojtje për të drejtat e njeriut së pari duke u garantuar atyre ligjërisht dhe së dyti, duke siguruar një mjet për korrigjim kur vëren shkelje të ndodhë. Dënimet jepen si një parandalues kundër abuzimit të mëtejshme. Por ne Kosove nuk veprohet kështu. Ne Kosove dënohesh e përjashtohesh, kur nuk je ne anën e pushtetit e shume rralle dënohesh për shkelje te ligjit.  Me sistem gjyqësor selektiv (përzgjedhës) e jo te pavarur, qytetaret e Kosovës do ta kenë shume te vështirë te përballen me padrejtësitë  qe i bëhen nga pushteti qendror dhe ai lokal.

Me termin "përkatësi politike"  ne shoqëritë demokratike nënkuptohet anëtarë i ndonjë bashkësie politike, si identitet politik apo praktike politike. Ne Kosove ndodhe komplet e kundërta me përkatësi politike apo shoqërore do te thotë, nuk je si Unë, mendon ndryshe andaj te përjashtojë nga sistemi i arsimit; te përjashtojë nga e drejta për tu punësuar;  te përjashtojë nga e drejta për ndonjë mundësi tenderi etj. Margjinalizimi i qytetareve qe mendojnë ndryshe rezulton me humbje te sovranitetit në vetvete, humbje e  praktikave sovrane dhe frika nga pushteti.   

Propozimi Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës nuk do te jete më si fuqia juridike e veçantë dhe më e lartë, por Kushtetuta e Republikës së Kosovës tani përbën bazën e vetme të kornizës juridike të vendit e përderisa nuk kemi gjyqësor te pavarur dhe te drejte, nuk e di a duhet ti gëzohemi përfundimit te mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës apo duhet t’i ftojmë organizata ndërkombëtare qe merren ekskluzivisht me te drejtat dhe liritë e njeriut.  

Ne Kosove ka ardhur koha dhe është momenti i fundit qe qeveritaret ta kuptojnë ne thelb konceptin e demokracisë se ata janë dhe do te jene te shërbim te qytetarit e jo e kundërta. Se përcaktimi i çfarëdo lloji, ne çfarëdo besimi apo bindje, është e drejte universale qe ne lindim me te dhe nuk guxon te na dënojë apo përjashtojë askush. Qeveritareve te Kosovës ju rekomandoj qeverisje te mirëfilltë me fokus ne përmirësimin e mirëqenies te secilit qytetare; e neve qytetareve na mbetet te mos frikohemi dhe te veprojmë ne baze te asaj qe ne besojmë se është vlere e mirëfilltë barazi, drejtësi për te gjithë ... kjo duhet te mbizotëroje ne Kosove.